Presidenti Ilir Meta nuk ka humbur kohë për të dekretuar ndryshimet në qeveri.

Pa kaluar 24 orë kur Kryeministri Edi Rama njoftoi ministrin e ri të Brendshëm, paraditen e kësaj të enjteje, Meta ka dekretuar largimin nga detyra të Sandër Lleshajt dhe ka emëruar në këtë post Bledi Çuçin.


Në vend të Çuçit, që mbante detyrën e ministrit të Bujqësisë, është dekretuar Milva Ikonomi, e cila ka marrë postin ditën e sotme.

Ndryshimet në qeveri u njoftuan të mërkurën nga Kryeministri Edi Rama, pas dorëheqjes së Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm.

Largimi i Lleshajt erdhi pas vrasjes nga policia të 25-vjeçarit Klodian Rasha në orët e para të mëngjesit të 8 Dhjetorit. /tvklan.al