Presidenti Meta: Kriza politike, pasoja të rënda në ekonomi – TV KLAN

Presidenti Meta: Kriza politike, pasoja të rënda në ekonomi

Njësoj si Kryeministri Edi Rama, edhe Presidenti Ilir Meta thotë se kriza politike në vend po sjell pasoja të rënda për ekonominë. Turizmi është sektori i parë që preket nga kjo krizë.

Gjatë fjalës së tij nga Skrapari, kreu i shtetit apelon që partitë politike të përfshihen në dialog dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet.

“Me urimin për një sezon të mbarë e të suksesshëm turistik, jam i bindur se Skrapari, falë atraksioneve të jashtëzakonshme që ofron, mikpritjen, traditat e kulinarinë e veçantë, shumë shpejt do të jetë një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në të gjithë rajonin!

Por për fat të keq, kriza politike ku ndodhet vendi, po sjell pasoja tepër të rënda edhe në ekonomi. Efektet e para kanë filluar të ndihen në turizëm dhe operatorët e cilësojnë situatën dramatike. Edhe për këtë arsye ia vlen të reflektohet urgjentisht, përndryshe do të goditet rëndë turizmi dhe gjithë familjet shqiptare që mbështesin mirëqenien e tyre në këtë sektor kyç të ekonomisë tonë“, tha Presidenti Ilir Meta.

Një ditë më parë gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Kryeministri Edi Rama tha se operatorët turistikë i kanë shprehur atij shqetësimin për rënien e numrit të turistëve dhe anulimin e udhëtimeve në vendin tonë për shkak të krizës politike.  /tvklan.al

Kategori
Lajmet KryesorePolitikaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*