Presidenti Meta lajmëron tjetër konferencë për shtyp

Presidenti Meta lajmëron tjetër konferencë për shtyp

09:38 13/06/2019

Presidenti Ilir Meta do të dalë sërish në konferencë për shtyp. Zyra e tij njofton se konferenca do të mbahet sot në orën 17:00 në Presidencë. Kjo është e treta konferencë e kreut të shtetit në harkun kohor të katër ditëve.

Të hënën, Meta shpjegoi arsyet që e detyruan të anulonte datën e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit. Të martën, Presidenti doli përsëri në konferencë duke iu përgjigjur mazhorancës që hartoi draft-rezolutë për shkarkimin e kreut të shtetit.

Sot Parlamenti do të diskutojë pikërisht këtë rezolutë në një seancë maratone, në të cilën janë parashikuar 5 orë diskutime. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT