Meta refuzon shkarkimin e Konit

Meta refuzon shkarkimin e Konit

16:38 06/05/2019

Në një përmbledhje me 17 pika presidenti Ilir Meta argumenton refuzimin për shkarkimin e rektorit të Tiranës Mynyr Koni.

Në procedurën e ndjekur nga ministria e Arsimit, Kreu i Shtetit ka konstatuar jo vetëm shkelje të afateve, por edhe angazhim politik për t’i faturuar rektorit situatën në Universitet.

“Propozimi duket sikur kërkon ta faturojë gjithë përgjegjësinë për gjendjen e sistemit arsimor tek Rektori i Universitetit, gjë e cila nuk është e drejtë në situatën e krijuar”.

Kreu i Shtetit, thotë se për Konin u hartuan dy raporte një në kohën e Lindita Nikollës dhe një pas ardhjes së Besa Shahinit. Sipas tij riaktivizimi i grupi të punës u bë përtej afateve dhe pa një urdhër tjetër të ministrit për rivlerësimin e çështjes, përpos faktit që nga njëri raport në tjetrin ka patur ndryshim të qëndrimit.

Në lidhje me Rekomandimin nr. 5, rezulton se Rektori ti UT-së ka qenë aktiv dhe ka treguar gatishmëri në përmbushjen e këtij rekomandimi të Ministrisë së Arsimit dhe pretendimi se Rektori nuk ka vepruar në këtë drejtim, nuk qëndron dhe është rrjedhojë e një vlerësimi jo të thelluar.

Meta po ashtu thotë se ministrja Besa Shahini ka lajmëruar shkarkimin e Konit 2 dite para se te informonte presidentin dhe se pretendimet e grupit te punës nuk ia ka përcjellë asnjëherë me shkrim rektorit, duke i mohuar të drejtën që këtë proces ta ndiqte ligjërisht.

Argumentet e Presidentit

–  Shkelje procedurale dhe të afateve të përcaktuara;

–  Angazhim politik për t’i shërbyer një qëllimi të diktuar paraprakisht;

–  Diktim i qartë vullneti nga ana e ekzekutivit;

-Tejkalim të kompetencave nga grupet e punës të kontrollit të ngritura nga MASR;

– Shkelje të mekanizmave dhe parimeve ligjorë e kushtetues;

–   Qasje subjektive dhe arbitrare;

–  Mungesë, apo neglizhencë të qëllimshme komunikimi ndërinstitucional;

–   Cenim të parimeve kushtetuese për një proces të rregullt ligjor;

–    Mospërputhje ligjore dhe kundërshtim flagrant me parashikimet kushtetuese;

–   Presion të hapur dhe publik, përtej frymës së ligjit, mbi Rektoratin e Universitetit të Tiranës;

–  Tjetërsim të qëndrimeve institucionale të pambështetura në prova dhe dispozita ligjore;

– Keqpërdorim mediatik;

–  Desinformim të publikut;

–   Përpjekje të dukshme për të faturuar gjendjen e sistemit arsimor tek Rektorati i Universitetit të Tiranës;

– Mungesë vullneti dhe adresimi tek organet e drejtësisë për zgjidhje të konflikteve;

–  Mungesë e një analize shteruese të problematikave;

–     Rrezikshmëri për cenimin e autonomisë tëinstitucioneve të Arsimit të Lartë dhe të lirisë akademike.

Tv Klan

 




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi