Presidenti Meta niset drejt Tokios

Posta

Presidenti Meta niset drejt Tokios

15:19 20/10/2019

Presidenti Ilir Meta është nisur drejt Tokios për një vizitë zyrtare, me ftesë të Perandorit të Japonisë. Kreu i shtetit shqiptar do të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Perandorit të ri të Japonisë, Naruhito.

Me ftesë të Perandorit të Japonisë, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta niset sot për në Tokio, për të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Madhërisë së Tij Perandorit të ri të Japonisë, Naruhito.

Gjatë qëndrimit të tij në Tokio, Presidenti Meta do të pritet në një takim të veçantë nga Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, si dhe do të ketë takime me disa kryetarë të shteteve të ndryshme, pjesëmarrës në këtë ceremoni.

Japonia është një partner i rëndësishëm i Shqipërisë, që ka dhënë kontribute për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit. Hapja e Ambasadave në Tiranë dhe në Tokio ka rritur jo vetëm bashkëpunimin politik e ekonomik, por mbi të gjitha kontaktet e drejtpërdrejta midis dy vendeve. /tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi