Presidenti Ilir Meta niset për në Kroaci për të vizituar së bashku me homologen kroate, Presidenten Kolinda Grabar-Kitarović, Arbanasit e Zarës në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Heroit tonë, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Gjatë kësaj vizite zyrtare, Meta do të zhvillojë një takim me Presidenten kroate, do të vizitojë bashkësinë e Arbanasve të Zarës si dhe do të takohet me autoritetet vendore të Zadarit.

/tvklan.al