Akuza të Kryeministrit Edi Rama se takohet me subjekte të OFL, Presidenti Ilir Meta iu përgjigj duke i thënë se të tregojë kush janë këta persona.

Në një konferencë shtypi nga Presidenca, Meta tha se Operacioni Forca e Ligjit do të rifillojë punën pas zgjedhjeve të 25 Prillit.

Ndërsa ka theksuar se asnjë ligj i Reformës në Drejtësisë nuk do të ndryshohet.

“Të vijë Kryeministri këtu, të na i tregojë subjektet e OFL. Këta janë personat në kërkim. OFL-ja do fillojë punën me një ritëm të paparë në 26 Prill. Asnjë ligj i Reformës në Drejtësi nuk do të preket. Çdo gjë do të bëhet me ligjet e Edi Ramës”. /tvklan.al