Presidenti Ilir Meta i ftuar në emisionin “Opinion” ka folur sot për zërat që qarkullojnë se ai po punon për numrin 2 në Vlorë dhe jo për numrin një që është Luan Rama. Pas pyetjes së gazetarit Blendi Fevziu, Meta tha se ai punon vetëm që në Vlorë të mos preket asnjë votë.

Më tej ai la të kuptohet se kryetari i Bashkisë Vlorë punon i intimiduar dhe nuk është i qetë dhe për këtë gjë akuzoi Afrim Qëndron.

Këto muhabete koti, numri dy dhe të tjerët janë histori koti. Ajo është një vajzë e nderuar dhe një pedagoge e shkëlqyer. Po pse do punoj për atë unë, po punoj që në Vlorë të mos preket asnjë votë. Unë punoj që të mos ndodhë ai tërmeti, po punoj që ai kryetari i Bashkisë Vlorë të punojë i qetë dhe të mos jetë i intimiduar nga një njeri që bëri hatanë me Astirin dhe ka ngritur një sistem mafioz”, tha Meta.

Më tej Presidenti paralajmëroi se shumë shpejt do të ketë të dhëna të tjera për çështje që kanë lidhje me zgjedhjet.

Javën e ardhme do të keni të dhëna të reja. U thash për kartat e identitetin dhe e patë në Maqedoni u bë skandal, Do ketë të dhëna të tjera unë kam për detyrë që të ndaloj çdo krim zgjedhor”, tha Meta./tvklan.al