Presidenti Meta pret në takim Albin Kurtin

Presidenti Meta pret në takim Albin Kurtin

19:33 27/10/2019

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti këtë diel në një takim kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurtin. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shteti shqiptar tha se e kishte uruar Kurtin për suksesin e arritur në zgjedhje.

Kënaqësi të prisja sot liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, z.Albin Kurti dhe ta uroja për suksesin e arritur në zgjedhje. Uroj që Kosova të ecë në rrugën e forcimit të institucioneve demokratike, që të jetë një shembull pozitiv në të gjithë rajonin, siç e dëshmoi edhe në zgjedhjet e fundit, për standardet demokratike, por edhe për mirëqeverisjen”, shkruan Meta./tvklan.al




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi