Një ditë pasi Parlamenti votoi ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit, kreu i shtetit Ilir Meta ka reaguar me një foto në Facebook në mëngjesin e kësaj të marte.

“Foto e jetës. Shqipëria e para”, shkruan Presidenti Meta duke publikuar fotografinë e betimit në Kushtetutë kur Parlamenti e votoi si President të Republikës dy vite më parë.

Kryeministri Rama, gjatë fjalimit në Parlament, e sulmoi një ditë më parë Presidentin Meta duke thënë se duhet hetuar dhe ndëshkuar. Komisioni Hetimor i ngritur të hënën do të hetojë pikërisht shkeljet e pretenduara të Kushtetutës nga ana e Ilir Metës, për anulimin e datës së zgjedhje 30 Qershor. /tvklan.al