Presidenti Ilir Meta është shfaqur për herë të parë me maskë që prej fillimit të pandemisë së Covid-19.

Në konferencën e sotme për shtyp me gazetarët, kreu i shtetit tha se e ka “tmerr” që të mbajë maskë, por është i detyruar për shkak të rrethanave dhe situatës së pandemisë.

Unë e kam pasur tmerr të mbaj masjë dhe e kam tmerr. Por në momente aktuale jam i detyruar të vendos maskën dhe u bëj thirrje të gjithëve të vendosin maskën. Kjo ka ta të bëjë me ndërgjegjësimin që në kushtet kur qeveria po kujdeset kaq shumë për disa oligarkë, qytetarët të kujdesen dhe të ruajnë higjienën. Nëse ju e shikoni si reflektim timin, prapë pozitive është”, u shpreh Presidenti Ilir Meta. /tvklan.al