Presidenti Meta njoftoi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, për manifestimin e së hënës në datën 2 Mars në orën 17:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Qëllimi i manifestimit shkruhet në letrën drejtuar policisë, është ndërgjegjësimi i qytetarëve shqiptarë për të rivendosur sovranitetin mbi institucionet e Republikës.

Gjatë manifestimit paralajmërohet të firmoset një dekret kundër asaj që Meta e quan grusht shteti nga Kuvendi njëpartiak.

Në letrën drejtuar policisë, Meta shkruan se nuk janë ftuar të marrin pjesë efektivët blu, politikanët dhe ushtarakët aktivë.

Tv Klan