Presidenti Ilir Meta është i ftuar sonte në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu në Tv Klan. Kreu i shtetit shqiptar do të flasë për përplasjes mes tij dhe Kryeministrit Edi Rama për Gent Cakën, kandidaturën për ministër të Jashtëm, i cili nuk u dekretua nga Meta me argumentimin se nuk ka eksperiencën e duhur për diplomacinë shqiptare.

Sot Kryeministri Edi Rama njoftoi se do të jetë vet ministër i Jashtëm deri në zgjidhjen e këtij ngërçi. Gjatë gjithë këtyre ditëve, mes Ramës dhe Presidentit Meta ka pasur replika të shumta në rrjetet sociale. Për këtë dhe të tjera çështje, Presidenti Ilir Meta do të flasë sonte në “Opinion” në orën 22:00.

/tvklan.al