Presidenti Meta, takim lamtumire me Ambasadorin e Suedisë

Presidenti Meta, takim lamtumire me Ambasadorin e Suedisë

10:23 21/08/2019

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta priti në një takim lamtumire Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Mbretërisë së Suedisë në Shqipëri, z.Johann Ndisi.

Presidenti Meta falenderoi Ambasadorin Ndisi për kontributin e dhënë në forcimin mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona.

Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Suedisë, por theksoi se ekzistojnë hapësirat për të forcuar më tej marrëdhëniet ekonomiko-tregtare.

Presidenti Meta falenderoi qëndrimin mbështetës të Suedisë për proceset e integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në tërësi, si dhe për asistencën zhvillimore për forcimin e kapaciteteve administrative, zhvillimin ekonomik, qeverisjen e mirë, shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut, si edhe mjedisin dhe klimën.

Investimet suedeze janë të mirëprituara, vlerësoi Presidenti Meta, edhe në fushën e shfrytëzimit të energjisë së rinovueshme dhe për zhvillimin e turizmit./tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori