Presidenti Ilir Meta, në kuadër të vizitës në Hungari, zhvilloi një takim me Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orbán.

Në një njoftim për mediat nga Presidenca bëhet me dije se Meta i shprehu mirënjohjen Kryeministrit Orbán për mbështetjen domethënëse dhe pa rezerva, që i ka dhënë Shqipërisë  për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Presidenti vuri gjithashtu në pah gatishmërinë dhe vullnetin e palës shqiptare për t’i shndërruar ato në të njëjtin nivel të shkëlqyer, siç janë marrëdhëniet  politike mes dy vendeve.

Ndër të tjera mësohet se ka theksuar se është e domosdoshme edhe vazhdimësia e fluturimeve nëpërmjet linjës ajrore direkte mes dy kryeqyteteve.

Meta dheOrbán vlerësuan gjithashtu se vitin e ardhshëm të dyja vendet do të festojnë 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me rezultate edhe më domethënëse e të prekshme./tvklan.al