Presidenti Meta takohet me Macron

Presidenti Meta takohet me Macron

09:07 12/11/2019

Presidenti Ilir Meta është pritur nga Presidenci Emmanuel Macron gjatë qëndrimit të tij në Paris në Forumin e Paqes. Meta u prit me ceremoni në Pallatin Presidencial francez nga homologu i tij Macron.

Kreu i shtetit shqiptar, duke komentuar takimin me Presidentin Macron, thotë se bashkëpunimi me Francën është me rëndësi për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

“Kënaqësi e veçantë të takohesha mbrëmë me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, me rastin e Forumit të Parisit për Paqen! Bashkëpunimi me Francën, shumë i rëndësishëm për të ardhmen tonë evropiane”, shkruan Ilir Meta në Facebook. /tvklan.al




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi