Presidenti Ilir Meta është takuar me ish-Kryeministrin e Kosovës dhe kryetarin e AAK, Ramush Haradinaj.

Kreu i shtetit shqiptar ka publikuar një foto në Facebook me Haradinajn, ku shkruan “sot me Ramushin, në këtë Pranverë Shqiptare”.

Takimi mes Metës dhe Haradinajt nuk është në nivel zyrtar. Kreu i AAK-së, pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, ka ardhur në Shqipëri për vizitë jo formale. /tvklan.al