Presidenti Ilir Meta ka apeluar sërish që qeveria duhet të dëgjojë zërin e studentëve që po protestojnë prej më shumë se 10 ditësh.

Gjatë fjalës së tij të mbajtur në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Akademisë Shqiptare të Studimeve Politike, kreu i shtetit bëri thirrje që Kuvendi të reflektojë me qëllim përmbushjen e 8 pikave që studentët kanë shpallur, për të cilat kërkojnë plotësim të menjëhershëm duke refuzuar thirrjen e Kryeministrit Edi Rama për dialog.

“Të gjithë ne, si përfaqësues të institucioneve dhe në përgjegjësi si shoqëri, na duhet të reflektojmë më thellë për kapitalizimin e këtij potenciali të jashtëzakonshëm njerëzor dhe rinor në dobi të të ardhmes së vendit. Në këtë kontekst,

n

uk mund të shmang apelin e përsëritur për të reflektuar me shpejtësi, me përgjegjshmëri, me maturi ndaj protestës së studentëve që po zhvillohet në disa qytete kryesore të vendit. Mendoj se ka një konsensus të gjerë publik që i konsideron kërkesat e tyre si të drejta, legjitime dhe të realizueshme. Zëri i tyre duhet të dëgjohet nga të gjithë.

Kam besim se Kuvendi do të reflektojë për një bashkëpunim gjithëpërfshirës me qëllim plotësimin e këtyre kërkesave. Pasuria më e madhe të cilës duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje deri tani, është rinia. Formimi profesional i të rinjve është domosdoshmëri. Pa bërë ndryshim të ndjeshëm në kapitalin njerëzor, do ta kemi të vështirë për një rritje ekonomike më të latrë, më të qëndrueshme e më gjithëpërfshirëse”

, deklaroi Presidenti Ilir Meta.

Kujtojmë se Presidenti ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin për Buxhetin 2019, duke marrë shkas nga studentët që ndër të tjera kërkojnë që 5% e buxhetit të shkojë për arsimin.

/tvklan.al