Presidenti i Republikës Ilir Meta ka uruar sot shqiptarët me një koment në rrjetet sociale.

Kreu i Shtetit uron që të lihen pas të gjitha vështirësitë, pamundësitë e ndasitë, konfliktet e vazhdueshme dhe rraskapitëse të vitit që po mbaron, për të ndërtuar një dialog të qëndrueshëm, të shëndetshëm e të gjithanshëm mes nesh.

Meta uron që 2019-a të realizojë dëshirën e madhe të hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian dhe të na sjellë më pranë ëndrrën e bukur të të rinjve dhe të gjithë shqiptarëve, “

ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa”.

Tv Klan