Presidenti Ilir Meta ka uruar festën e 7 Marsit për të gjithë mësuesit dhe pedagogët shqiptarë.

Nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social Facebook, kreu i shtetit shkruan: 

“Të dashur mësues, pedagogë e profesorë shqiptarë: Gëzuar nga zemra 7 Marsin, Ditën e Mësuesit! Nderim përjetë, respekt dhe mirënjohje ndaj veprës tuaj të ndritur dhe suksese në misionin fisnik të përçimit të dijes dhe vlerave qytetare e atdhetare!

Ndërsa kryeministri Edi Rama ka preferuar të urojë me një foto ku është një tabelë e zezë shkolle, ku shkruhet  “Gëzuar 7 Marsin”, të cilën e ka shoqëruar me këto fjalë: MIRËMËNGJES, dhe GËZUAR DITËN E MËSUESIT”.

 

/tvklan.al