Në Pogradec 2 ditë më parë solli si shembull të vetsakrifimit për të triumfuar mbi anarkinë dhe sjell demokracinë një figurë të njohur ndërkombëtarisht, presidentin e vetëvrare kilan Salvador Allende rrugën e të cilit, tha se ishe gati ta ndiqte. Këtë ditë feste të Sulltani Novruzit presidenti i Republikës i referohet një tjetër figure, po kësaj të njohur vetëm në vend, e qe i përket fesë bektashianë e që thotë se u sakrifikua për demokracinë.
“Kjo është dita e ringjalljes që na fton të reflektojmë më shumë për të ringjalluar vlerat më të mira kombëtare në emër të atyre idealeve për të cilat sakrifikoi Imam Aliu për të idealizuar jetën e për të zhvilluar demokracinë, pranverë për të gjithë”.
Edhe kryedemokrati Basha në mesazhin e dhënë në Kryegjyshatën e Bektashinjve është i bindur se ditë me të mira do vijnë për të arritur vlerat për të cilat luftuar martirët e kësaj feje dhe shqiptarët që në 2 Mars 27 vjet me parë votuan për herë të parë pro demokracisë.
“Vlerat për të cilat janë bashkuar përsëri shqiptarët, vlerat e lirisë, dinjitetit të njeriut, të besimit në Zot, të besimit tek një e nesërme më e mirë që duhet, do të na bëjnë bashkë e po na bëjnë bashkë në një rrugë, që uroj të jetë po kaq e ndritur sa kjo ditë e sotme”.
Si çdo vit që prej zgjedhjes së tij si kryeministër ka munguar urimi i Edi Ramës nga selia e Kryegjyshatës, por vetëm përmes rrjeteve sociale për besimtarët bektashinj.
Tv Klan