“Ata që kërkojnë popullin e Presidentit në WhatsApp, të porosisin poture të gjera”

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar për një tubim së bashku me qytetarët më datë 2 Mars në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sikundër ai e konsideron, në mbrojtje të Kushtetutës dhe shpartallimin e grushtit të shtetit.

Në një konferencë për shtyp, Ilir Meta tha se të gjitha institucionet do t’u kthehen qytetarëve shqiptarë dhe në këtë datë do të publikohet dekreti i parë “kundër grushtit të shtetit”.

Nëse ky institucion është sot një kështjellë e vetme por e pamposhtur e mbrojtjes së demokracisë, nga data 2 Mars kur do firmoset dekreti i parë kundër grushtit të shtetit, pikërisht përpara popullit shqiptar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku do të lidhim besëlidhje për të shpartalluar regjimin e orligarkëve dhe të mafias ndërkombëtare, në 2 Mars ju presim të gjithë pasdite se shumë shpejt falë popullit shqiptar nuk do të ketë vetëm një institucion që është Presidenti i Republikës, por të gjitha institucionet që janë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do t’i kthehen popullit shqiptar. Ata që kërkojnë popullin e Presidentit në WhatsApp, të porosisin poture të gjera”, deklaroi Presidenti Ilir Meta. /tvklan.al