Presidenti nis konsultimet për një qeveri të re ose shpalljen e zgjedhjeve

Presidenti nis konsultimet për një qeveri të re ose shpalljen e zgjedhjeve

19:56 21/08/2019

Italia në krizë pas dorëheqjes së Kryeministrit

Presidenti italian Sergio Mattarella nisi konsultimet për zgjidhjen e krizës politike pas dorëheqjes së Kryeministrit Giuseppe Conte, që i dha fund koalicionit mes euroskeptikëve të Lega Nordit dhe Lëvizjes 5 Yjet. Bisedimet nisën pasditen e të mërkurës me krerët e dy dhomave të parlamentit, ndërsa të enjten kreu i shtetit do të takohet me liderët e partive parlamentare.

Dy janë mundësitë për kapërcimin e krizës, zgjedhjet e reja ose krijimi i një koaliconi të ri qeverisës brenda këtij formacioni parlamentar. Lëvizja 5 Yjet është treguar e hapur për të bashkëpunuar me Partinë Demokratike. Këta të fundit ngarkuan Sekretarin e Përgjithshëm Nikola Cingareti në krye të ekipit negociues me 5 Yjet. Përpara gazetarëve, Cingareti parashtroi 5 kushte, ku spikat kërkesa që qeveria e përbashkët me 5 yjet të veprojë në përputhje të plotë me vendimmarrjen e Bashkimit Europian dhe të ndjekë një politikë më miqësore ndaj refugjatëve, sipas direktivave të Brukselit.

Ndërsa kreu i Lega Nord, Matteo Salvini tha për mediat se ishte për zgjedhje të parakohshme, duke u shprehur i bindur në fitore, pasi siç tha, gjatë këtyre 14 muajve në qeveri u kishte qëndruar besnik premtimeve përpara elektoratit.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
UKT