Presidenti i Republikës Bujar Nishani  ka dekretuar Arben Ahmetajn si Ministër të Financave dhe Milva Ekonomin si ministre të Ekonomisë.

Dekretimi i dy ministrave të kabinetit Rama ishte paralajmeruar nga kreu i shtetit, në kërkesen që ai i dërgoi Gjykatës Kushetuese për interpretim, pasi kuvendi nuk votoi dekretet e shkarkimit e Shkëlqim Canit nga ministria e Financave dhe Ahmetajt nga Ekonomia.

Në paragrafin ku flitet  për themelin e kërkesës, e cila ka mbërritur paraditen e së hënës në tryezën e kushtetueses thuhet;

 

dekretet

Në kushtet që Kuvendi nuk ka shqyrtuar Dekretet e shkarkimit të Ministrave, Presidenti është i detyruar që për të respektuar Kushtetutën, me qëllim që të mos krijohet një precedent i rrezikshëm për funksionimin e shtetit dhe qeverisjen e vendit, të bëjë emërime formale, të dy ministrave të rinj.”

Në kërkesën drejtuar Gjykatës kushtetuese, presidenti Nishani  kërkon interpretim të nenit 98 pika 1 të Kushtetutës, nëse mund të kërkohet në të njëjten kohë nga kryeministri shkarkimi dhe emërimi i një ministri, ndërkohë që nevojitet një afat i caktuar kohor referuar Kushtetutës që të realizohet procedura e shkarkimit e një ministri.

Kreu i shtetit kërkon gjithashtu sqarim nëse mbi natyrën që dekretet e Presidentit të Republikës sa i takon shkarkimit dhe emërimit të ministrave dhe nese quhet i rrëzuar apo i pranuar propozimi i Kryeministrit, për emërim apo shkarkim ministri, në rast se Presidenti nuk dekreton atë brenda afatit 7 ditor. Gjykaten Kushtetuese i kërkohet të sqarojë edhe nëse ekziston mundësia që Presidenti të kërkojë verifikim të kandidatit të propozuar, nëse ky i fundit i plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore dhe nëse jo, a mund t’i kërkohet Kryeministrit rishikimi i kandidatures.

Tv Klan