Presidenti Obama po planifikon të vizitojë Kubën në Mars. Vizita e tij atje është historike sepse për hërë të parë pas më shumë se 80 vitesh një president i SHBA, viziton Kubën. Presidenti e deklaroi vetë këtë udhëtim me anë të një postimi në Twitter.

‘’Muajin tjetër do të udhëtoj për në Kubë, në mënyrë që të rrisim progresin dhe përpjekjet që të përmirësohet jeta e popullit kuban,’’ – shkruajti Presidenti.

Udhëtimi është planifikuar për 21- 22 mars, përpara se Obama të vizitojë Argjentinën dhe qëllimi i  vizitës së tij do të jenë reformat dhe krijimi i bashkëpunimit ekonomik me Kubën.

Në fokus të axhendës është takimi i Obamës me presidentin e Kubë, Raul Castro. Për herë të parë dy presidentët u takuan vitin e shkuar në samitin e Panama./tvklan.al