obama-heads-to-South-East-AsiaPresidenti amerikan, Barak Obama, mbështet pretendimet territoriale të Japonisë në dëm të Kinës, për ishujt e pabanuar në Detin e Kinës Jugore.

Këtë deklaratë, shefi i Shtëpisë së Bardhë e bëri në një intervistë përpra nisjes së turit të tij 7-ditor në Azi, nga sot deri në 29 prill.

Obama pritet të mbërrijë në Tokio në mbrëmje me orën lokale. Gjatë qëndrimit 48-orësh në Japoni do të zhvillojë bisedime që prekin një spektër të gjërë çështjesh, si ato ekonomiko-tregtare, ashtu edhe ato të sigurisë dhe marrëdhëniet rajonale me Kinën.

Presidenti amerikan, ka parashikuar ndalesa edhe në Korenë e Jugut, Malajzi dhe Filipine.