Presidenti Obama viziton Arabinë Saudite



Presidenti Obama viziton Arabinë Saudite

11:27 28/03/2014 USAPresidenti amerikan Barak Obama zhvillon sot një vizitë në Arabinë Saudite.

Ai do të takohet me Mbretin saudit Abdullah në Riad. Çështja kryesore e diskutimeve pritet të jetë Irani dhe programi bërthamor. Shqetësim për palën arabe përbën edhe mbështetja që iranianët po i japin regjimit të Bashar al Asadit.

Zhvillimet më të fundit në Lindjen e Mesme pritet të jenë gjithashtu në qendër të vëmendjes në këtë takim. Arabia Saudite është destinacioni i fundit i presidentit amerikan në turin e tij 5 ditor në Europë e Lindjen e Mesme.

Pas tre ditësh në Hollandë, Obama u takua të enjten në Romë, me Papa Françeskun dhe krerët e shtetit italian.

Redi Prifti

 






Të ngjashme