Duke përfituar nga takimi me pushtetarët lokalë të Bashkisë së Divjakës dhe drejtuesit e rajonit të San Benedetos, Presidenti Mejdani u shpreh se flamujt e partive duhet të valëviten vetëm në momente të caktuara ndërsa të zgjedhurit lokalë duhet të qëndrojnë në shërbim të popullit.

Shoqëria civile shqiptare është larg parametrave demokratike për të shuar konfliktet që vijnë nga politika tha ndër të tjerash Mejdani. Ai gjithashtu vlerësoi iniciativën e autoriteteve italiane të San Benedetos për shkollimin e 60 fëmijëve të Divjakës. Lidhja e shkëmbimeve ekonomike, kulturore dhe lokalë janë baza për bashkëpunimin e Shqipërisë dhe Italisë përfundoi Presidenti Mejdani./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame