Presidenti sirian Bashar Al Assad ka kryer lutjet e tij në xhaminë e Daraias, qytet simbol i rebelimit.

Pas katër vjet luftimesh në fund të muajit gusht kjo xhami u dorëzua në duart e regjimit sirian.

Presidenti sirian u lut me rastin e festës së Kurban Bajramit vetëm disa orë pas fillimit të armëpushimit. Pamjet u transmetuan nga televizioni shtetëror sirian. /tvklan.al