Dialogu Kosovë Serbi dhe iniciativa për Ballkanin e Hapur ishin temat kryesore të diskutimeve ndërmjet presidentit Slloven Borut Paho dhe presidentes së Kosovës Vjosa Osmani. Presidenti Slloven tha se fillimisht ka përkrahur këtë iniciativë e cila tha se mendohej se do ti rregullonte raportet Kosovë Serbi. Ka thënë se Ballkani i Hapur nuk është alternativë e përfshirjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Kam parë se ka shumë kundërshtime. Kur ka ardhur te kjo iniciativë më është dukur shumë me elegante për rregullimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi”.

Kosova vazhdon të kundërshtoj këtë iniciativë.

“Për ne Ballkani i Hapur është hapësirë për ekspansion të hegjemonisë serbe. Në këtë moment që Serbia po tenton të luaj rolin kryesor në këtë iniciativë, nuk ka qëllime të mira në raport me rajonin tonë. Do të ishte ndryshe sikur Serbia të ishte shtet që ka synim paqen e stabilitetin dhe po ta kishte njohur Kosovën. Përderisa synon që Kosova të hyjë në iniciativa të tilla si provincë e saj, e që realiteti është krejt ndryshe, pasi Kosova është shtet i pavarur e sovran, natyrisht se iniciativa të tilla nuk i shërben interesave të vendit tonë, por as të rajonit”.

Presidenti slloven gjithashtu ka kërkuar nga Kosova që të zbatojë marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe për çka është kundërshtuar nga presidentja Osmani e cila I ka sqaruar atij se për të zbatuar këtë marrëveshje duhet respektuar vendimi it gjykatës kushtetuese. Ajo ka vë në pah se Serbia nuk i ka zbatuar ende 2/3 e marrëveshjeve. Pahor ka takuar edhe kryeministrin Albin Kurti. Ai ka qëndruar në Kosovë një ditë pas vizitës së tij në Beograd.

Tv Klan