Presidenti Ilir Meta do të jetë i ftuar sonte në një intervistë në emisionin “Opinion” në Tv Klan me gazetarin Blendi Fevziu në orën 21:00.

Kreu i shtetit do të flasë për aktualitetin politik, ndryshimet e Kodit Elektoral nga ana e mazhorancës socialiste. Përse Presidenti Meta ka ashpëruar tonet dhe bën akuza të rënda ndaj Qeverisë së Kryeministrit Edi Rama? A ka marrë kreu i shtetit rolin e opozitës, sikurse ka deklaruar Kryeministri Rama?

Për këto dhe shumë të tjera, Presidenti i Republikës Ilir Meta do të jetë sonte në orën 21:00 përballë gazetarit Blendi Fevziu.

Duke ju uruar një mbrëmje të këndshme, ju ftoj të më ndiqni sot, sipas mundësive, në ora 21:00 në TV Klan, në një intervistë “flakë për flakë” në “Opinion”, me Blendi Fevziun”, shkruan në Facebook Presidenti Ilir Meta.  /tvklan.al