PS dhe opozita rinisin sot në orën 10:00 në Kuvend negociatat në përpjekje për të gjetur një kompromis për emrin e kreut të shtetit.

Taulant Balla i kërkoi PD-së të propozojë kandidatin e saj në Kuvend nëse i ka 20 firmat e deputetëve ndërsa Enkelejd Alibeaj ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet e hapur për mediat dhe transparente për mos “t’u bërë pjesë e kulisave dhe marrëveshjeve të errëta”.

Kujtojmë se raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit u dogj pa asnjë kandidaturë ndërsa deri në raundin e dytë më 23 Maj palët kanë afat për një emër konsensual.

Klan News