“Sektori më i goditur, nevojitet një plan për mbështetjen”

Presidenti Ilir Meta kërkon hartimin nga qeveria të një plani konkret dhe të prekshëm në mbështetje të turizmit, një ndër sektorët më të goditur nga pandemia e Covid-19.

Gjatë një takimi që pati me operatorë turistikë kreu i shtetit sqaron se veç humbjeve gjatë periudhës së karantinës, shumica e prenotimeve janë anuluar duke vënë në rrezik mbijetesën e këtij sektori .

Sipas Presidentit, sezoni i ri turistik parashikohet tejet i vështirë, për këtë arsye ai sugjeron që me rifillimin e fluturimeve dhe hapjen e kufijve tokësorë, në bashkëpunim edhe me vendet fqinje duhet të mbështetet turizmi vendas.

Për këtë thotë kreu i shtetit është e rëndësishme të caktohen protokolle të veçanta të sigurisë shëndetësore të përshtatura për vendqëndrimet, mjetet e transportit, hotelet, bregdetin, dhe zonat e tjera që vizitohen dhe ku pushojnë turistët.

Tv Klan