Meta: Jemi rajon problematik

Meta: Jemi rajon problematik

21:47 21/09/2019

Të ruajmë vigjilencën dhe të evidentohen dëmet”

Presidenti Ilir Meta ishte në Durrës ku u njoh me dëmet e shkaktuara nga lëkundjet e forta të tërmetit, si dhe masat e mara nga strukturat përkatëse. Kreu i shtetit apeloi për qetësi dhe kërkoi të evidentohen të gjitha rastet me prioritetin e duhur.

“Të ruajmë qetësinë dhe të jemi të vëmendshëm ndaj mediave dhe me strukturat vendore. është e rëndësishëm që të evidentohet çdo dëmtim dhe të certifikohen pasojat. Mendoj se jemi  në kushte e një vigjilence të vazhdueshëm, sepse jetojmë në një rajon problematik. Unë besoj se tani është koha për të qenë të vëmendshëm dhe është e rëndësishme të punohet me një koordinim efikas me strukturat dhe me komunitetin”.

Prefekti Roland Nasto bëri një rezyme të dëmeve në të treja bashkitë e qarkut dhe nënvizoi se të gjitha strukturat shtetërore janë në gadishmëri të plotë.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT