Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dekretuar Albin Kurtin për Kryeministër të qeverisë. Kreu i shtetit bëri me dije se dekretimin ia ka dërguar kreut të Lëvizjes Vetëvendosje.

Vendimi i Thaçit erdhi pas deklaratës së Vetëvendosjes për Kurtin, që e propozoi këtë fundit për Kryeministër.

Gjatë ditës së sotme ishte parashikuar edhe një takim mes Albin Kurtit dhe Hashim Thaçit, por kryetari i LVV nuk ka shkuar.

Duke filluar nga dita e sotme, që Presidenti Hashim Thaçi e ka dekretuar si Kryeministër, Albin Kurti ka 15 ditë afat për të formuar qeverinë. /tvklan.al