Presidenti i Kosovës do të zhvillojë ditën e nesërme takime me Kryeministrin Albin Kurti dhe krerët e partive politike në vend.

Takimet do të zhvillohen në Presidencë me qëllim informimin dhe koordinimin për çështjet që kanë të bëjnë me interesin e vendit.

Sipas axhendës së Presidentit të Kosovës, takimi i parë i Kurtit do të jetë me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa në orën 10:30. Pas tij, takimi do të vijojë me kreun e PDK-së Kadri Veseli.

Takimi i Presidentit Hashim Thaçi me Kryeministrin dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pritet të mbahet në orën në 13:00. /tvklan.al