Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot drejt Hagës. Presidenti ka treguar se me ftesë të një instituti, do të mbajë një ligjëratë si dhe do të takojë zyrtarë të lartë në Holandë.

“Me ftesë të Institutit prestigjioz holandez Clingendael Institute, sot kam udhëtuar për në Hagë, ku nesër do të mbaj një ligjëratë me temën “Vizioni, sfidat dhe mundësitë për Kosovën

”, tha Thaçi.

“Më pas do të kem një bashkëbisedim me shumë përfaqësues shtetërorë, ambasadorë, diplomatë, gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Holandë

”, ka shkruar ai në Facebook.

“Pas ligjëratës dhe debatit, do të marrë pjesë në promovimin e librit “New State, Modern Statesman”, i shkruar nga gazetarët britanikë, Roger Boyes dhe Suzy Jagger”

, përfundoi Presidenti i Kosovës. /klankosova