Presidenti Thaçi: Duhet pjekuri për qeverinë e re

Presidenti Thaçi: Duhet pjekuri për qeverinë e re

11:39 07/10/2019

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka përgëzuar qytetarët dhe partitë politike për procesin e rregullt të votimit ditën e dielë.

Në një postim në Facebook, Thaçi shkruan se qytetarët dëshmuan dinjitet, ndërsa institucionet e Kosovës pjekuri politike.

E kjo pjekuri, thotë Presidenti kosovar, duhet treguar edhe në krijimin e qeverisë re të vendit.

I uroj qytetarët e Republikës së Kosovës dhe partitë politike për zgjedhjet shembullore, për votimin e dinjitetshëm, të lirë dhe demokratik. Kosova dëshmoi edhe një herë pjekuri të lartë politike dhe demokratike. Tash të njëjtën pjekuri politike duhet ta tregojmë edhe në formimin e qeverisë së re, sa më parë dhe në përballje me sfidat e menjëhershme që e presin Kosovën”, shkruan Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. /tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori