Presidenti amerikan Donald Trump ra pre e një shakaje të një aktori komik, i cili i telefonoi duke u hequr si një senator.

Trump:

Hej Bob!

Komediani:

Hej ç’kemi?

Trump:

Ti si je? Urime për gjithçka. Jemi krenarë për ty. Urime. Punë e shkëlqyer. Ia dole në një situatë shumë shumë të vështirë. Dhe nuk mendoj se ishte një situatë e drejtë.

Trump mendoi se në anën tjetër ishte senatori demokrat i New Jersey, Robert Menendez, por në fakt ishte gjithçka një shaka e aktorit të humorit, John Melendez.

Aktori i mjaftoi një telefonatë e thjeshtë në Shtëpinë e Bardhë për t’u lidhur direkt me presidentin, i cili në atë moment ndodhej në fluturim në Air Force One.

Pavarësisht se bëhet fjalë për një shaka, ngjarja ka ndezur polemika lidhur me sigurinë e ulët në Shtëpinë e Bardhë. Por kjo e fundit sqaroi se raste të tilla mund të ndodhin pasi presidenti kërkon të jetë një figurë e komunikueshme për të gjithë anëtarët e Kongresit.

Tv Klan