Presidenti amerikan Donald Trump pritet që të nxjerrë një urdhër ekzekutiv për mediat sociale.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany, e cila nuk ka dhënë detaje të hollësishme. Ajo që dihet është se ky dekret pritet të nënshkruhet orët në vijim. Paralajmërimi vjen disa orë pas përplasjes që Presidenti Trump pati me rrjetin social Twitter.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë akuzoi si Twitter ashtu dhe Facebook se nuk po i japin hapësirën e nevojshme zërave konservatorë, madje kërcënoi edhe me mbylljen e tyre.

“Kompanitë më të mëdha teknologjike po bëjnë gjithçka për të censuruar zgjedhjet e vitit 2020. Nëse kjo ndodh, do të humbasim lirinë tonë. Nuk do të lejoj që kjo të ndodhë”, është shprehur Trump.

Në mediat amerikane flitet se ky urdhër ekzekutiv do të synojë rregullimin e mediave sociale. /tvklan.al