Në një fjalim të gjatë në West Virginia, Donald Trump tha se ai “ra në dashuri” me diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, duke përshkallëzuar retorikën e tij rreth luftës së konfirmimit të Brett Kavanaugh në drejtim të gjykatës së lartë amerikane. Duke folur për marrëdhënien e tij me Kim, Trump tha “Ne ramë në dashuri”. Ai shtoi: “Jo me të vërtetë. Ai më shkroi letra të bukura. Ato ishin letra shumë të mira. Dhe pastaj ne ramë në dashuri”. Trump dhe Kim u takuan në Singapor këtë vit si pjesë e përpjekjes së presidentit për të nxitur regjimin e Koresë së Veriut për çarmatosje bërthamore pasi ai ofendoi Kim duke e quajtur si “njeri i vogël raketash”.

Ai hapi fjalimin e tij duke festuar udhëtimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më parë këtë javë. “Unë sapo u largova nga Kombet e Bashkuara, më besoni se ata na respektojnë përsëri”, tha Trump pavarësisht nga qeshja me zë kur ai iu drejtua përfaqësuesve botërorë. Ai gjithashtu akuzoi demokratët për “largimin e çdo standardi të mirësjelljes” dhe përdorimin e “ligësisë dhe keqesisë” në trajtimin e tyre ndaj Kavanaugh. “Atyre nuk u intereson se kë lëndojnë, se kë duhet të shtypin për të marrë pushtetin dhe kontrollin dhe kjo është ajo që ata duan: pushtetin dhe kontrollin”, tha Trump.

Presidenti amerikan gjithashtu sulmoi shtypin e lirë duke folur për “media të lajmeve të rreme”, të cilat ai i cilësoi përsëri si “armiku i popullit”. Në fund ai I bëri thirrje amerikanëve që të votojnë për republikanët.

/abcnews.al