Presidenti Ilir Meta në një reagim pas votimit të Lindita Nikollës si kryetare e Kuvendit, i shprehu kësaj të fundit urimet dhe e cilësoi ditën e sotme si fundin e dy viteve më të errëta të historisë parlamentare në vendin tonë.

Urime Kryetares të zgjedhur sot nga Kuvendi i ri i konstituar i Republikës së Shqipërisë! Më në fund kemi mbyllur dy vitet më të errëta të historisë tonë parlamentare, në këto tre dekada, me pasoja shumë të rënda dhe afatgjata për demokracinë, shtetin e së drejtës, integrimin europian dhe gjendjen ekonomike e sociale të qytetarëve tanë”.

Tani asnjë sekondë bojkot, nuk ka vlerë dhe kuptim! Mbështetje për Kryetaren e zgjedhur, Sh.S.Znj Lindita Nikolla dhe bashkëpunim për interesin e përbashkët të forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, rivendosjes së llogaridhënies në Kuvend dhe respektimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë“, shtoi Meta më tej./tvklan.al