Presidenti Ilir Meta ndodhet për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë kësaj vizite kreu i shtetit ka takuar Presidentin e SHBA, Donald Trump.

Lajmi është bëri i ditur nga vetë Meta në rrjetin social Facebook, ku shfaqet së bashku me Donald dhe Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë.

I kënaqur që mora pjesë në pritjen e Presidentit të SHBA, Donald Trump. Partneritet i fortë strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA. 🇦🇱🤝🇺🇸

Më herët Meta zhvilloi një takim me Mike Bloomberg ku mori pjesë në

Forumin Global të Biznesit

Bloomberg 2018

.

Kreu i shtetit njoftoi se zhilloi biseda shumë interesante për partneritetin midis biznesit dhe qeverive, në dobi të zhvillimit e begatisë së vendeve.

Presidenti i Shqipërisë ndodhet në SHBA në kuadër të asamblesë së OKB-s /tvklan.al