Presidentja e “Shqipërisë së Madhe” sipas Milaim Zekës – TV KLAN

Presidentja e “Shqipërisë së Madhe” sipas Milaim Zekës

Intervista “Presidenti i Shqipërisë së Madhe” është bërë e zakonshme tashmë në emisionin “Zonë e Lirë”, në Tv Klan.

Përmes imazheve të politikanëve të ndryshëm të Kosovës dhe Shqipërisë, deputeti Milaim Zeka dha mendimin e tij se cili prej personazheve ishte më i përshtatshëm.

Një ndër kandidatet e kësaj interviste ishte edhe Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku. Sipas Zekës, Çitaku është kandidatja e duhur për të qenë Presidente e “Shqipërisë së Madhe”.

Deputeti u shpreh se Çitakun do ta zgjidhte Presidente me sy mbyllur, teksa shtoi se është e duhura, sepse është shumë e zgjuar./tvklan.al

Kategori
Lajme nga EmisionetTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*

Emisione