Presidenca e Kosovës deklaron se presidentja Vjosa Osmani ka marrë një kërcënim me jetë përmes një e-mail. Këtë e ka konfirmuar këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.
Emaili i derguar në adresë të Presidencës është i datës 15 Maj. Nuk ka ende të dhena për detaje mbi autorët e mundshëm të këtij akti.
Osmani ditët e fundit kishte edhe përpjekjet për zhbllokimin e krizës së krijuar nga mos konstituimi i Kuvendit, ku zhvilloi edhe takime me partitë politike.
Tv Klan