Denaj: 99% e hoteleve abuzojnë me kuponin

Strukturat e Hetimit Tatimor janë duke përqëndruar kontrollin në çmimet që po deklarojnë bizneset për konsumatorët dhe ato që shënojnë në kuponin tatimor.

Për ministren e Financave Anila Denaj, edhe pse është shtuar numri i kuponave që priten në këtë periudhë, 99% e bizneseve në fushën e hotelerisë deklarojnë çmime më të ulëta në vlerën e kuponit, ndërsa konsumatorëve u lëshojnë faturë më të lartë.

 “Duhet të respektoni 100%  detyrimin që çmimet e afishuara të jenë të vendosura edhe në faturë. Nuk ju ndihmon aspak një gjobë apo një shirit i vendosur, pasi i gjithë imazhi që ju ndërtoni për këtë model biznesi, për një faturë apo për dy fatura, që në mënyrë të njëpasnjëshme janë në shkelje të ligjit, ju dëmtojnë për përballë konkurrencës”.

Tatimet po ashtu janë duke ushtruar kontrolle edhe për publikimin e listës së çmimeve. Në këtë periudhë janë shtuar denoncimet nga qytetarët që ankohen për fshehje të çmimeve, apo për lëshim të kuponit me vlerë të ndryshme.

Tv Klan