Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, sonte do t’i drejtohet popullit serb në lidhje me presionin ndërkombëtar që po i bëhet për të arritur marrëveshje me Kosovën.

Sipas mediumit serb Pink, Vuçiç ka treguar gatishmërinë për të dhënë dorëheqje nëse dikush di ta udhëheqë vendin më mirë se ai.

“Zyrtarë individualë u përpoqën, siç e morëm vesh, të tregoheshin të zgjuar dhe të thoshin se nuk duhet të pranojmë negociata të mëtejshme me BE-në dhe SHBA-në”, shkruan Pink duke cituar Vuçiçin.

Më tej, Pink raporton se Vuçiçi “i dëgjoi të gjitha këto me durim dhe më pas tha se do të largohej nëse dikush mendonte se mund të bënte më mirë”.

“Nëse populli i refuzon negociatat dhe nëse dikush mendon se duhet ta shkatërrojmë vendin ekonomikisht, do t’ua lërë udhëheqjen atyre që janë më inteligjentë”, u shpreh ai./klankosova