Besnik Qaka do të bëhet baba për herë të dytë. Vokalisti i grupit NRG Band e bëri të ditur lajmin e bukur nëpërmjet një videoje në “Instagram” ku shfaqej së bashku me bashkëshorten e cila është me barkun e rrumbullakosur dhe vajzën, Una.

Në emisionin “Rudina”, Besniku nuk hezitoi të rrëfente diçka më tepër rreth zgjerimit të familjes së tij, kur pritet të lindë bebja, e cila është bërë e ditur se do të jetë djalë, si edhe emrin.

Rudina Magjistari: Për sa kohë do të vijë bebja? Kur i bie të ndodhë?

Besnik Qaka: Në Shtator.

Arben Qaka: Tani kemi problemin e emrit, po përpiqemi të gjejmë një emër të mirë.

Rudina Magjistari: Me gjithë këto emra që keni nëpër këngë, nuk mendoj se do ta keni të vështirë, megjithëse ju keni emra vajzash në fakt, iu duhet emër djali.

Besnik Qaka: Me vajza e kemi patur si më të lehtë, madje i kam thënë bashkëshortes që për djem e kam pak më të vështirë se nuk kam as shumë ide. Tani kemi bërë një listë me shumë emra dhe do shohim si do vendosim.

Më tej gjatë intervistë anëtarët e grupit NRG Band kanë folur dhe për periudhën e vështirë që kanë kaluar gjatë vitit të shkuar, ku shkak ka qenë pandemia.

Rudina Magjistari: Cili ka qenë një moment i vështirë në karrierën tuaj?

Arben Qaka: Pandemia.

Met Qaka: Në karrierën tonë prej 20 vitesh, pandemia ka qenë rasti më i vështirë.

Besnik Qaka: Po ta krahasojmë me dinamikën e jetës dhe të muzikës, po.

Arben Qaka: Ishte një stop për ne.

Rudina Magjistari: Megjithatë, e keni shfrytëzuar për të krijuar se shumë artistë kanë zgjedhur të bëjnë këtë, kështu që të paktën nuk ka qenë kohë e humbur totalisht, apo jo? Mund të mos ketë patur aktivitete në skenë, muzikore, më pak të ardhura, ama keni krijuar.

NRG Band: Sigurisht, po.

Besnik Qaka: Shumica e kohës ka qenë në studio. Madje na ka ndihmuar të kalojmë mërzitjen që patëm gjatë kohës së vështirë./tvklan.al