Një murgeshë franceze, që njihet si personi i dytë më i vjetër në botë, i ka mbijetuar Covid-19. Murgesha që për pak ditë do të festojë 118-vjetorin e saj të lindjes, u infektuar pak ditë më parë me Covid dhe tani rezulton e shëruar.

Lucile Randon, i cila pasi u bë murgeshë u pagëzua me emrin Motër Andre në 1944, rezultoi pozitive me koronavirus në 16 Janar por pati asnjë simptomë.

Mediat franceze raportojnë se murgesha u konfirmua me Covid në qytetin jugor francez të Toulon, por vetëm tre javë më vonë ajo konsiderohet e rikuperuar.

Ajo është madje mjaft e shëndetshme për të pritur ditëlindjen e saj të 118 të enjten. Në një deklaratë për mediat murgesha u shpreh se nuk e kishte kuptuar që ishte infektuar.

Murgesha është personi i dytë më i vjetër i gjallë në botë, sipas Grupit të Kërkimeve Gerontology./tvklan.al