Pretendentët për Kupën e Botës tashmë nga mbetur katër. Vetëm dy prej tyre e kanë fituar më parë trofeun, Anglia në 1966 dhe Franca në 1998. Por, për t’i rivalizuar janë Kroacia dhe Belgjika me një brez të jashtëzakonshëm lojtarësh. Duket një mini Europian, pasi Argjentina, Brazili, Kolumbia e Uruguaji janë eliminuar.

Më 10 Korrik në Shën Peterburg do të luhet Francë – Belgjikë. Një përballje ku bëhet bashkë teknika dhe shpejtësia. Francezët janë më të favorizuar nga statistikat, pasi në sfidat e mëparshme në Europian apo Botëror nuk kanë humbur me belgët, por skuadra me kapiten Hazard, duan të mos ndalen në këtë fazë. Rezultati më i mirë i Belgjikës është vendi i katërt në vitin 1986.

Sfida tjetër është Kroaci – Angli më 11 Korrik në Moskë. Dy ekipe që kanë lojtarë të mirë, me kroatët që mund të mburren me mesfushën, mjafton të përmendim kapitenin Luka Modriç dhe Ivan Rakitiç. Ata duan të bëjnë më mirë se vendi i tretë i arritur në 1998. Anglia nga ana tjetër ka një forcë shënuese befasuese ku shënojnë të gjithë dhe më nje portier si Pickford që ka justifikuar besimin. Si do që të shkojë trofeu do të qëndrojë në Europë.

Tv Klan